Ajaxi pret kampionët e Evropës

13 shkurt 2019 | 11:46

Skuadra gjigante e Holandës, Ajax, e pret skuadrën kampione të Evropës, Real Madrid.

Skuadra e Realit ka pasur probleme të shumta në fillim të këtij kampionati, por tash është rikthyer në formën më të mirë dhe synon që ta fitojë ndeshjen e parë në mënyrë që të jetë më afër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Duhet cekur se Reali në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe në ndeshjen ndaj Atletico Madridit (1-3), në La Liga.

Ndërsa Ajaxi ishte në formë të mirë, por në disa prej ndeshjeve të fundit nuk ka pasur shkëlqimin e mëparshëm, madje në ndeshjen e fundit ndaj Heracles (1-0) ka pësuar humbje (0-1). Skuadra vendëse mund të jetë vetëm pa mbrojtësin Lisandro Magallan, kurse Frenkie De Jong pritet të luajë që nga fillimi. Te mysafirët mungojnë mesfushorët Isco dhe Marcos Llorente.

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Tottenham Hotspurit dhe Borussia Dortmundit. “Spurs” në këtë ndeshje do të jetë pa lojtarët kryesorë Harry Kane dhe Dalli Alli, por ndeshja pritet të jetë shumë emocionuese për faktin se të dyja klubet sulmojnë shumë.

Të mërkurën takohen:

21:00 Ajax – Real Madrid
21:00 Tottenham H. – B. Dortmund

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve me drejtorët e shkollave të komunave,…