Era e fortë pezullon punën në porte të Shqipërisë

13 shkurt 2019 | 14:14

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe det të “dallgëzuar”. Forca e dallgëve ka arritur deri në 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës ka shkuar në 60 km/h.

Kjo situatë ka ndikuar në pezullimin lundrimit të anijeve tregtare dhe atyre të peshkimit.

Ndërsa vështirësi në lundrimin kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve, të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë. Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes.

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve të tyre me qëllim shmangien e incidenteve në det. /Tv Klan/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta e opozitës…