205 raste emergjente në QKUK

14 shkurt 2019 | 08:42

Klinika Emergjente për 24 orë ka pasur  205 pacientë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor ka pasur  48 raste, 42 në dhomën kirurgjike, 71 raste tek dhoma internistike  dhe 37 raste ortopedike.

Ka pasur po ashtu 7 intervenime të shpejta kirurgjike, 6 raste të pacientëve të aksidentuar, raporton “Epoka e re”.

Gjithsej nga emergjenca  ka pasur 30 pranime në klinika të ndryshme, 10 raste në degët kirurgjike,  16 në dhomat internistike, 2 në ortopedi  dhe 2 në mjekimin intensive qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Emergjencën e Klinikës Pediatrike ka pasur gjithsej 91 raste. …