Liderët shtetërorë takohen sërish, këto janë temat që do të diskutohen

14 shkurt 2019 | 09:41

Liderët e vendit janë duke mbajtur takimin e radhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku temë e takimit pritet të jenë dialogu dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe.

Në takim po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj i AAK-së, Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.

Ndërkohë, në mesditë do të mblidhet ekipi negociator, ku pritet të votojnë për platformën e dialogut me Serbinë, raporton gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente për 24 orë ka pasur  205 pacientë që…