Hoti: Si të quhet ndryshe kjo Qeveri veçse plaçkë

14 shkurt 2019 | 10:58

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për shumën e ndarjes së mjetëve nga ana e Qeverisë për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë.

Hoti përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se kjo Qeveri ka ndarë dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë se sa Qeveria e mëparshme e drejtuar nga Isa Mustafa. “Si të quhet ndryshe veçse plaçkë”, ka shkruar Hoti. 

Postimi i plotë i Hotit: 

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë. 

Qeveria e PAN-it ndanë: 

• 500,000 euro në 2019 (mbledhja e Qeverisë më 12.02.2019)

• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)

Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:

• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)

• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)

• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu referuar deklaratës se…