Kololli: Napoli, kundërshtar i vështirë

14 shkurt 2019 | 11:31

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, është i gatshëm për sfidën e ardhshme që skuadra e tij, Zurichu, e zhvillon ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

Ai e ka vlerësuar skuadrën italiane si një kundërshtare të vështirë. “Një skuadër e fortë, mbi të gjitha në aspektin kualitativ. Ka shumë lojtarë të shpejtë dhe teknikisht të fortë si Insigne e Callejon. Në mbrojtje, po ashtu, Koulibaly është mjaft i mirë.

Pa dyshim, ishte një prej rivalëve më të vështirë që ka mundur të na binte, por do ta bëjmë të pamundurën për ta vënë në vështirësi”, ka thënë Kololli për “Calciomercato.it”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, pas takimit me liderët…