Lansohet uebfaqja për tregti ndërkombëtare

14 shkurt 2019 | 12:30

Sot është lansuar uebfaqja për tregti ndërkombëtare, e ndërtuar në bashkëpunim në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Odës Ekonomike të Kosovës si dhe projektit “Rritja Ekonomike Rajonale” të financuar nga USAID dhe implementuar nga kompanitë lokale “Iron Consulting” dhe “PR Solution”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se kjo uebfaqe ofron informacione të shumta në lidhje me procedurat e tregtimit ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve, si dhe u mundëson shfrytëzuesve që t’i kuptojnë në detaje procedurat që nga themelimi i një biznesi, marrja e licencave dhe lejeve të nevojshme për realizimin e eksportit, importit apo transitit të mallrave.

“Kjo uebfaqe e këtij formati është e para e këtij lloji në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s”, ka thënë ministri Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“E kam njohur dhe tani më duket sikur po flet…