Alonso mund të rikthehet në Formua 1

14 shkurt 2019 | 14:13

Fernando Alonso ka lënë të kuptohet gjatë fundjavës se mund të bëjë një rikthim me McLarenin. Spanjolli e kishte përfunduar karrierën si garues në Formula 1 pasi kaloi edhe një sezon tjetër zhgënjyes me McLarenin.

Dhe tani po ndjek synimin për të kaluar në “Triple Crown Motorsport”, ku në Indianapolis 500 po kërkon lavdinë e dikurshme. Futja e Alonsos mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si McLaren ka ndërtuar makinën e tyre 2019 për Carlos Sainz dhe Lando Norris.

“Nuk e dimë ende, do të shohim”, ka thënë drejtori sportiv Gil de Ferran për gazetën spanjolle “AS”, kur u pyet nëse Alonso është i vendosur që ta ndihmojë ekipin. Alonso la të kuptohet javën e kaluar se mund të kthehej në F1 në vitin 2020, duke thënë se: “Unë thashë se duhet t’ia lëmë kohës dhe jo lamtumirë. Nuk kam plane për vitin 2020. Natyrisht, fitimi i një titulli të tretë do të ishte gëzimi më i madh”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në prag të…