Valverde flet për lëndimin e Messit dhe Umtitit

14 shkurt 2019 | 16:08

Ernesto Valverde ishte personazhi kryesor në aktin përmbyllës të librit “Relats Solidaris”, përfitimet nga shitja e të cilit do të kalojnë në llogarinë e “Open Arms”, një organizatë joqeveritare në favor të shpëtimit të emigrantëve në Detin Mesdhe.

Në ceremoninë e prezantimit të librit, të drejtuar nga gazetari Sergi Mas, trajneri i Barcelonës jo vetëm foli për përfshirjen e tij në projekt, por (në një mënyrë të shkurtër, pa dyshim) iu është përgjigjur disa pyetjeve mbi situatën në kampin katalanas.

Për shembull, në lidhje me gjendjen fizike të Leo Messit, i cili pësoi një kontrakturë të muskujve të kofshës 10 ditë më parë dhe për të cilin thuhet se ende ka siklet. “Leo është shumë i mirë. Sot është trajnuar në mënyrë të përkryer dhe është në planet tona për atë që po vjen”, ka thënë Valverde.

Një tjetër emër, për të cilin është pyetur ai, ka qenë Samuel Umtiti. Referuar situatës së qendërmbrojtësit franko-kamerunas, Ernesto Valverde shpjegoi: “Situata e Umtiti është e ndryshme nga Messi. Është e mundur që Sam të jetë së shpejti me ne, por nuk mund të them nëse të shtunën apo të martën. Ne duhet të vlerësojmë shumë gjëra”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…