Arrestohet një person i dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje ndaj zyrtarëve policorë’

15 shkurt 2019 | 10:25

Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një  urdhër-kontrolli të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Mitrovicë,  e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Kontrolli policor është realizuar në  shtëpinë  e të dyshuarit  me ç’rast në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

• dy pushkë ajrore,

• një pistoletë

• një pushkë  cal 6.35 mm, 

• një pushkë gjuetie    

• nëntë (9) copë fishekë, 

• një tytë e pushkës ajrore

• një  thikë ushtarake,

• dy dylbi të pushkës

• një thikë

• një boks hekuri.

Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme,  gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë  iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti përmes një shkrimi në llogarinë e vet në…