Kompany, gati të sakrifikojë nga paga për rinovimin me Cityn

15 shkurt 2019 | 12:01

Vincent Kompany pritet të qëndrojë në “Etihad”. Mbrojtësi veteran është gati të sakrifikojë një pjesë të pagës, duke pranuar ulje të saj, në mënyrë që të nënshkruajë një tjetër marrëveshje me Manchester Cityn.

Nëse diçka e tillë realizohet, për Kompany do të ishte sezoni i 12-të që luan me fanellën e “qytetarëve”.

Mbrojtësi belg është një nga lojtarët kyç të ekipit të Guardiolas dhe, pavarësisht prej dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar së fundmi, ai shihet si lideri i prapavijës nga tekniku spanjoll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Universiteti i Prishtinës shënon 49-vjetorin e themelimit. Me këtë…