![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/thaciii.jpg)
Thaçi e Hahni diskutojnë për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi
15 shkurt 2019
| 17:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/