Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet Kryeministria

16 shkurt 2019 | 12:03

Përshkallëzohet protesta e opozitës para kryeministrisë, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë.

Protestuesit po godasin me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda.

Gjithashtu po përpiqen të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, nëj natë më parë.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, shkruan “TCh”.
Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve. Deri më tani raportohet se disa protestues janë lënduar, ndër ta edhe gazetarë që po raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka thënë që protestuesit nuk duhet të dëmtojnë pronën shtetërore, pasi që ajo nuk është as e Ramës e as e Berishës, por është e qytetarëve.

Ndërkaq polica shqiptare ka thënë se në protestë po marrin pjesë edhe persona të akuzuar për vepra penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në…