Thaçi takohet me Joe Bidenin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

16 shkurt 2019 | 19:35

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka pasur në Munih me Bidenin.

“Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11-vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Thaçi ka theksuar se SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

“Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me Ivanka Trumpin,…