Thaçi: Shpallja e Pavarësisë, akti historik që institucionalizoi përpjekjet për liri

17 shkurt 2019 | 09:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën me urimin…