Kryeministri bën homazhe në Gllogjan

18 shkurt 2019 | 15:20

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se dëshmorët e kombit, vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi gjithçka tjetër.

“Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot në Gllogjan për homazhe, në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve e heronjve, të cilët vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosen mbi gjithçka tjetër. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka analizuar përballjen e…