Rosbergi: Hamiltoni do të triumfojë edhe këtë sezon

19 shkurt 2019 | 16:55

Nico Rosberg nuk ka dyshime se kush do të jetë kampioni i botës në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, madje ish piloti gjerman mendon se pavarësisht ndryshimeve në rregullore, fushata e Lewis Hamilton për titullin do të jetë e suksesshme.

Dy protagonistët kanë pasur vërtet shkëndija në pistë kur ishin në të njëjtën skuadër, por Rosberg mendon se britaniku ka vërtet ambicien dhe talentin për të prerë finishin i pari në garën e pikëve.

Lewis Hamilton fitoi 8 nga 11 ndalesat e fundit të Botërorit të kaluar, duke marrë fronin për herë të pestë vitin e kaluar. Kështu ai barazoi legjendën Huan Manuel Fanxjio dhe iu afrua më shumë një emri që ka shkruar historinë si Michael Schumacher.

“Lewis është favoriti absolut sërish, pasi ai po drejton në mënyrë të pabesueshme kohët e fundit dhe për më tepër skuadra e tij po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një nga pilotët më të suksesshëm në të gjithë historinë e Formula 1 dhe të gjitha bastet janë në favor të tij. Leclerk dhe Verstappen do të jenë surpriza të mëdha gjithashtu këtë sezon në Formula 1”, tha Nico Rosberg.

Këtë sezon ka pasur disa ndryshime teknike me pjesën aerodinamike në makina, diçka për të cilën drejtuesit e Formula 1 shpresojnë se do të ulë hendekun e kohës mes ekipeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Psikologia turke, Nejla Avci, ka bërë një deklaratë me të…