Kosova fiton kundër Anglisë në “Roma Caput Mundi”

19 shkurt 2019 | 20:17

Kombëtarja U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.

Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt dhe më pas humbjes në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë, duke fituar me rezultat 3:1.

Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate në Gjakovë ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor…