S’ka fitues në ‘Anfield’

19 shkurt 2019 | 22:58

Një pjesë e parë me ritëm të lartë, ku Liverpooli pati më shumë raste, por nuk arriti të konkretizonte. Për t’u përmendur mundësitë e arta të Manes dhe Matipit.

Gjithashtu, bavarezët krijuan rastet e tyre, ku Gnabri vuri në vështirësi Alisson në minutën e 36-të, por braziliani arriti të devijonte topin në goditje nga këndi. Shpresojmë që në pjesën e dytë të kemi akoma më shumë ritëm, pse jo dhe gola.

Në fraksionin e dytë të takimit të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në fazën sulmuese. I vetmi rast i rrezikshëm ishte një goditje me kokë e Manes që gjeti të përgatitur porterin Manuel Neuer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj…