Lyoni nuk humb as nga Barcelona

19 shkurt 2019 | 23:02

Ashtu siç pritej, Barcelona e ka pasur shumë të vështirë ndaj Olympique Lyon në Francë.

Trajneri katalanas Ernesto Valverde futi në fushë formacionin më të mirë ndaj francezëve që këtë sezon kanë mposhtur Manchester City në Champions dhe PSG në kampionat.

Mundësitë për të shënuar ishin si për vendasit ashtu edhe për miqtë, por asnjë prej portierëve nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

Një barazim që lë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila pritet të jetë delikate për Barcelonan.

Rregulli i golit jashtë fushe mund të favorizojë Lyon, që e ka treguar se mund të shënojë kudo këtë sezon. Një lojtar që po vërteton se nuk mund të shënojë më jashtë fushe është Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka 1500 minuta lojë pa shënuar gol jashtë fushe në Champions League, që prej vitit 2015 ndaj Romas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e parë me ritëm të lartë, ku Liverpooli…