Fuqizimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile për procesin integrues, i domosdoshëm
Në punëtorinë “Dialogu me shoqërinë civile në procesin e Integrimit Evropian”, në kuadër të projektit të bashkëpunimit të GIZ-MIE me OSHC (Organizatat e Shoqërisë Civile), me temën “Procesi i Integrimit Evropian dhe bashkëpunimi më i mirë me OSHC, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj ka theksuar se qëllimi i kësaj punëtorie është që të intensifikojmë dhe thellojmë dialogun me shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara në kuadër të procesit integrues, si dhe përfshirjen e tyre në zbatimin e reformave.
“Dialogu duhet të jetë më i qëndrueshëm, por gjithashtu të zgjerohet duke përfshirë më aktivisht institucionet shtetërore që zbatojnë reformat përkatëse. Për përfshirje më aktive dhe më substanciale të shoqërisë civile në definimin e prioriteteve të nivelit politik në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA)”, ka thënë Çelaj, duke shtuar se prioritetet e reja janë duke u negociuar me Komisionin Evropian, dhe sipas tij së shpejti ky dokument së bashku me draftin e planit të ri të veprimit do të diskutohen hollësisht me OShC-në, përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe transparent.
“Kemi krijuar një mekanizëm për konsultime me organizatat e shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara, bazuar në Udhëzuesit që rregullon këtë proces”, ka thënqë ai.
Sipas Çelajt, ky udhëzues obligon Ministrinë e Integrimit Evropian që të organizojë dy mbledhje konsultuese në kuadër të secilit nënkomitet të stabilizim-asociimit.
/Epoka e re/