Hamza i përgjigjet Daçiqit për borxhet: Kosova s’merr obligime pas viteve të 90-ta

20 shkurt 2019 | 14:43

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se Republika e Kosovës i ka marrë të gjitha obligimet për borxhet ndërkombëtare të cilat janë të faktuara dhe të vërtetuara me dokumente origjinale.

Por sipas tij, Kosova nuk merr përsipër pagesën e borxheve të cilat janë marr pas viteve të 90-ta nga Serbia. “Kosova të gjitha obligimet financiare të ratifikuara nga organet legjitime në periudhën para okupimit të Kosovës i ka marr për obligim dhe i servison me kokë, njëra prej tyre është kredia e Bankës Botërore të cilën e kemi negociuar dhe jemi duke e paguar. Borxhet që vërtetohen që janë të Kosovës, Kosova i pranon obligimet ndërkombëtare”, tha ministri Hamza.

Ai ka thënë se pretendimet e Serbisë për borxhet e Kosovës, asnjëherë nuk janë faktuar. “Por atë çështje (borxhet) nuk janë biseduar asnjëherë në tavolinë dhe nuk është faktuar që janë borxhe të Kosovës”, ka thënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

Hamza ka thënë se Republika e Kosovës nuk merr obligime për borxhet pas viteve të 90. “Po flasim për një kredi që është e Bankës Botërore, ndërsa për marrëveshjet e tjera financiare duhet të shikohen dokumentet origjinale nga kush janë marr, në cilën periudhë janë marrë ku janë ratifikuara. Sepse nëse ato janë marr pas viteve të 90, Kosova nuk merr obligim. Nëse i kanë marrë për t’i financuar nevojat e veta, për luftë ne emër të Kosovës ato nuk i kemi obligim”, ka thënë ai./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamionët kanë nisur të evakuojnë njerëzit nga zona e fundit…