Mustafa takon ambasadoren e Kroacisë

20 shkurt 2019 | 14:46

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, ka njoftuar LDK-ja përmes një komunikate për medie

Mustafa ka falënderuar shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Po ashtu, ai ka njoftuar ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.

Kurse, ambasadorja kroate e falënderoi liderin e LK-së për pritjen duke e vlerësuar rolin e LDK-së në këto procese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se Republika e…