Protesta e opozitës, Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes

20 shkurt 2019 | 16:24

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të zhvillojë punimet e paracaktuara për të enjten, gjatë seancës plenare të njoftuar por ende pacaktuar orarin e mbajtjes së saj.

Opozita ka paralajmëruar prej së shtunës, në fundin e protestës së dhunshme të zhvilluar para Kryeministrisë, se do ta vijonte atë përpara Parlamentit gjatë kësaj të enjteje, një institucion që sipas Bashës nuk ekziston më.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet aktualisht në Kuvend, teksa pritet të dalë me një deklaratë për mediet në orën 17:00.

Nuk dihet ende se çfarë do të thuhet, por burime të “Top Channel” kanë thënë se ndoshta do t’i jepet mundësia opozitës të ulet në dialog për të zgjidhur krizën politike, e për të mos vijuar me hapin ekstrem të djegies së mandateve, siç është njoftuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj anashkalimit të simbolit të…