Bahtiri peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës do ta dorëzojë te presidenti

20 shkurt 2019 | 18:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të enjten në orën 10:00 do ta dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve te presidenti i Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të komunës së Mitrovicës së Jugut, Bahtiri do të kërkojë mbështetjen e presidentit Thaçi që të miratohet kjo nismë e ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës.

Ideja Bahtirit që të bashkohet Mitrovica nuk ka gjetur përkrahje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

MAPL-ja përmes këtij vendimi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin për nisma legjislative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bashkëbiseduar në Tiranë në…