![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/e-rrallë-14.jpg)
Akrepi shfaqet në aeroplan, tmerron udhëtarët
21 shkurt 2019
| 11:27
Udhëtarët që po fluturonin me një aeroplan nga Xhakarta për në Pekanbaru u tmerruan kur mbi koka iu lëvizte një akrep helmues.
Disa udhëtarë filluan të ngrihen nga karriget, e disa të tjerë rrinin në distancë. Stafi i aeroplanit e hapi dollapin, në përpjekje që ta kapë, por akrepi ishte më i shpejtë dhe arriti të fshihej.
Ende nuk dihet prej nga erdhi akrepi, ndërsa besohet se atë po e transportonte dikush në mënyrë ilegale.