Kompania “Solid” rrit numrin e punëtorëve në Preshevë

21 shkurt 2019 | 16:50

Kompania nga Kosova, për prodhimin e këpucëve “Solid”, sot mori në punë edhe 20 punëtorë të rinj, në fabrikën e vet në Preshevë, duke quar numrin e punëtorëve në 67.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi.

Postimi i plotë i Arifi në profilin e vet në “Facebook”:

Sot bashkërisht me pronarin e kompanisë “Solid Europa” me seli në Preshevë z. Shefqet Kuçi, patëm nderin të bëjmë shpërndarjen e vendimeve të punës për 20 punëtorët e ri, që do të angazhohen në prodhimin e këpucëve në kuadër të kompanisë në fjalë.

Kompania “Solid Europa”, është investitori i parë në komunën e Preshevës, i cili me investimin e tij deri më tash ka arritur të punësojë rreth 67 punëtorë, që nënkupton sigurimin e kafshatës për 67 familje preshevare. Falë veprimtarisë së suksesshme të kompanisë, numri i punëtorëve vazhdimisht është në rritje.

Duke e pasur parasysh që kemi të bëjmë me një kompani serioze dhe të kualitetit të lartë të prodhimeve të saj, kompania “Solid Europa”, po ecë me hapa të sigurte në realizimin e investimit të saj, si një kompani e suksesshme në komunën e Preshevës.

“Solid Europa”, mund të shërbejë si model edhe për investitorët tjerë nga trojet tona, poashtu edhe për bashkatdhetarët tanë, për të vendosur kapacitetet e tyre prodhuese në komunën tonë, kur dihet që jemi në përfundim të fazës së parë të rregullimit të pjesës së Zonës industriale, si një mundësi tjetër reale të zhvillimit të komunës sonë, që do të rezultonte me hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes një letre drejtuar…