Kosova përfiton një grant rreth 2 milionë euro nga qeveria japoneze

21 shkurt 2019 | 17:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se pas takimit dypalësh, që zhvilluan sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me delegacionin nga Japonia të udhëhequr nga ministrja e Shtetit për Punë të Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe, nënshkruam edhe një marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milionë jen japonez (rreth 2 milionë euro).

Pacolli ka thënë se Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këtë fushë.

“Falënderues dhe mirënjohës shtetit dhe popullit japonez për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit dhe popullit tonë”, ka thënë Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e…