Dua Lipa çmend serbët, në “Brit Awards”

22 shkurt 2019 | 11:44

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po korr suksese të njëpasnjëshme. Mbrëmë, Dua është shpërblyer me çmim në “Brit Awards 2019”, bashkë me Calvin Harris.

Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.

Dua u ngjit në skenë për ta kënduar ‘live’ këtë këngë, pak para se të merrte çmimin, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori javën e kaluar.

Por ajo çfarë ka rënë në sy ishte fakti se këngëtarja shqiptare është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, verdhë e blu. Dua ka veshur një fustan blu, në të cilin shihen yje. Këtë veshje ajo e ka kombinuar me këpucët e verdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina, Flamurtari dhe Drenica janë skuadrat e vetme që ende…