Mbyllet konkursi për rekrutë në FSK, për 650 vende aplikojnë mbi 5 000 veta

23 shkurt 2019 | 10:00

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  është mbyllur. 

Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta.

Vëllazërim Qerimi nga Zyra e Informimit publik në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës në një intervistë për “Ekonomia Online” ka folur rreth këtij konkursi për të cilin tha se interesimi ka qenë shumë i madh.

“Të dhënat e kalkuluara të datës 21 e kalojnë numrin 5 000 të aplikantëve, mirëpo të dhënat e sotme nuk janë përpunuar ende, por besojmë do të sillet numri aty 5 mijë e 500”, ka thënë ai.

Qerimi ka thënë se nga ky konkurs do të pranohen 650 pjesëtar të cilët do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, Tirana dhe Durrësi…