Moti sot në Kosovë

24 shkurt 2019 | 10:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojnë temperaturat e ftohta. Temperaturat minimale do të arrijnë në -9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius” thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksidenti i djeshëm që ka ndodhur në aksin rrugor, Prizren-Zhur,…