Edhe veteranët kërkojnë rritje të pagave

24 shkurt 2019 | 21:28

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se tensionet bazike sociale rritën për 20%, pensionet kontributdhënëse rriten me 15% dhe pensionet e parakohshme të “Trepçës”, rriten me 20%.
Por me këtë vendim të Qeverisë nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta.

Për këtë arsye ata janë të pakënaqur dhe po thonë se ekzekutivi i ka anashkaluar edhe në Ligjin për Paga.

Migjen Shala nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Migjen Shala, ka deklaruar se nëse arsyeja e mospërfshirjes së tyre në rritjen e pensioneve është numri i veteranëve atëherë këtë duhet ta zgjidh vetë ekzekutivi.

Por sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale projektbuxheti i këtij viti nuk parasheh rritje edhe për këtë kategori.

Ata thonë se kjo mund të ndodh vetëm me rishikim të buxhetit.

Aktualisht një veteran merr pension mujor prej 170 eurosh ndërsa një invalid i luftës paguhet në varësi nga shkalla e invaliditetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Labinot Tahiri thotë se pranon të ja heq mjekrën live…