Haradinaj: Do të bëjmë gjithçka që të hidhet dritë mbi fatin e personave të zhdukur

25 shkurt 2019 | 12:56

Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me familjarët e personave të pagjetur, përfaqësues të shoqatave dhe Komisionin shtetëror për të pagjeturit, është zotuar se për një përkujdesje për avancimin e pozicionit ligjor të kategorisë së të pagjeturve që vazhdojnë të jenë zëri më i qartë i të vërtetës së Kosovës.

“Pa e shtri dorën e pajtimit ata të cilët kanë ende familjarë të pagjetur, edhe pajtimi është i vështirë dhe dëshirojmë që në periudhën para këtij dialogu ta trajtojmë me respekt edhe këtë temë”,  ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kjo është një plagë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Haradinaj ka pohuar se përtej politikës, si institucione dhe njerëz, do të bëjnë gjithçka që është në mundësitë e tyre, që të hidhet dritë mbi fatin e të gjithë personave të zhdukur.

Kryeministri Haradinaj u zotua që për secilën Shoqatë që trajton të pagjeturit dhe çështjet e hulumtimit të të  zhdukurve që lidhen me luftën, të ndahet një buxhet logjistik, për angazhimet të cilat i kanë.

Njëkohësisht u bë e ditur se plotësimi i Ligjit për të Pagjeturit do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian zakonisht duket e zjarrtë, por këtë herë ajo…