Mbappe thyen rekordin 37-vjeçar

25 shkurt 2019 | 13:12

Dy golat ndaj Nimes i shërbyen Kilian Mbappes për ta arritur kuotën e 50 golave në “Ligën 1”.

Sulmuesi i PSG-së vendos kështu një rekord të ri, duke e arritur këtë kuotë golash më shpejt se kushdo tjetër më parë në moshën 20 vjeç e dy muaj dhe tre ditë. Vendin e dytë Janik Stopira e ka arritur këtë në moshën 21 vjeç e 11 muaj e nëntë ditë, pra një diferencë prej më shumë se një viti e gjysmë.

Goli i parë i Mbappesë në kampionatin francez ka qenë më 20 shkurt të 2016-s, kur sulmuesi kishte pak muaj që kishte mbushur 17 vjeç.

Aktualisht Mbappe po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë teksa thyen rekordin personal prej 15 golash dhe është në shifrën e 23 finalizimeve kur ka ende edhe 13 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë…