Haradinaj: Sot na duhet shembulli i heroit tonë Enver Hadri që të mos na përsëritet historia

25 shkurt 2019 | 17:42

“Burrat si Enver Hadri e kanë sjellë Kosovën këtu ku është dhe ua kemi për borxh atyre dhe brezave që kurrë më të mos lejojmë tragjedi të tilla, pra të mos lejojmë t’u ndodhë shqiptarëve, Toplica e dytë”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri, që u organizua nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se Enver Hadri është mishërim i fatit të shqiptarit përgjatë dy shekujve, duke shtuar se është nderë të kujtohet Enver Hadri, intelektuali dhe veprimtari i madh i lëvizjes për liri e shtet, ambasadori i parë joformal i Kosovës në zemër të Evropës politike.

Para të pranishmëve të shumtë, për jetën dhe veprën e Enver Hadrit, foli Reshat Sahitaj, bashkëpunëtori më i ngushtë i Enverit, ndërsa të pranishmit i përshëndeti Nediha Grapci, motra e Enver Hadrit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje tejet interesante do të zhvillohen në kuadër të “Final…