Rama kujton Demaçin: Patriot dhe mjeshtër i madh i pendës

26 shkurt 2019 | 11:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në “Instagram”, Rama e vlerësoi Demaçin patriot dhe mjeshtër të madh të pendës.

“Si një artikulues i kulluar dhe i fuqishëm i aspiratave për liri e pavarësi të shqiptarëve, ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës duke u pagëzuar për sakrificat e tij 30 vjeçare edhe si ‘Mandela i Kosovës'”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Chelseat, Michael Ballack, i ka dhënë një ide…