Gjithçka gati për “Final 8”

26 shkurt 2019 | 15:59

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci të martën në zyre të FBK-së e kanë organizuar konferencën e fundit para fillimit të “Final 8” të Kupës së Kosovës.

“Final 8” i Kupës së Kosovës do të organizohet prej 27 shkurt deri më 3 mars në Rahovec. Të pranishëm në konferencë ishin, Elvira Dushku-sekretare e Përgjithshme e FBK-së, Alban Rama-Anëtar i Bordit të KB Rahoveci dhe kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në “Final 8” të Kupës së Kosovës.

Dushku dhe Rama folën në detaje për përgatitjet teknike dhe organizative të “Final 8” të Kupës së Kosovës, derisa kapitenët e skuadrave u përqendruan në rivalitetin në parket dhe synimet me ekipet e tyre.

“Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci i kanë bërë të gjitha përgatitjet organizative për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës dhe ne jemi gati që gjithçka të filloj të mërkurën. FBK-ja e përgëzon KB Rahovecin për punën e madhe që e ka bërë jo vetëm për organizimin e këtij aktiviteti, por edhe për përkushtimin dhe vullnetin e madh që e kanë treguar për përfundimin e punimeve në palestrën e re, e cila do të inaugurohet nesër në hapjen solemne. KB Rahoveci me ndihmën e Komunës së Rahovecit e kanë bërë një punë të mrekullueshme që gjithçka të jetë gati për të mërkurën. Tani mbetet që ekipet dhe tifozët të na dhurojnë spektakël të basketbollit. FBK-ja iu dëshiron suksese KB Rahovecit si organizator, por edhe skuadrave pjesëmarrëse në ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës”, ka thënë Dushku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare me famë botërore, Vildane Zeneli ka realizuar disa…