Guvernatori Mehmeti takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi

26 shkurt 2019 | 15:38

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Shkup, ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Guvernatori Mehmeti e ka informuar Xhaferi lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, duke potencuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit. “Po ashtu, Guvernatori Mehmeti vlerësoi lart bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehi përkushtimin e tij për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, në të gjitha fushat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë së bankave qendrore”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas këtij njoftimi, nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut falënderoi Guvernatorin Mehmeti për vizitën dhe e përgëzoi për punën e mirë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rideklaruar se taksa ndaj…