Presidenti takon përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e medieve

27 shkurt 2019 | 16:22

Presidenti   i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e medieve, Harlem Desir, si dhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Thaçi i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e medieve në Kosovë.

“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medieve, Harlem Desir, ka theksuar se kjo organizatë do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetjen dhe gatishmërinë në ndihmën për zhvillimin e sektorit të…