Pas vizitës së delegacionit amerikan, situatë e re në vend

27 shkurt 2019 | 23:37

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, profesori Valon Murtezaj ka thënë se beson që pas takimeve të delegacionit amerikan me krerët e shtetit do të ketë një situatë të re.

Ai ka folur të mërkurën në “Studio e hapur” në RTK 3.

“Besoj që pas këtyre takimeve do të ketë një momentum të ri që do të sjellë një situatë të re ku gjendet Kosova dhe dialogu”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar unitet nga Kosova përballë dialogut me Serbinë. 

“Saherë që Kosova nuk ka qenë unike pozicioni negociator është me i vogël, prandaj sa më shpejt duhet që Kosova të përcaktojë objektivat dhe t’ i japë mbështetje spektrit politik”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të mërkurën kryetarin…