Sherifi, LDK-së: Nëse keni marrë ofertë për zgjedhje është e rrejshme

28 shkurt 2019 | 12:13

Debati për Projektligjin për automjete ka kaluar në akuza në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se arsyeja pse nuk po votojnë këtë projektligj është mundësia që i është dhënë një kompanie për monopolin në homologim.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi, duke komentuar monopolet në homologim, ka thënë se kjo çështje është shndërruar në përplasje elektorale, edhe pse zgjedhjet nuk janë afër.

“Mos të fillojmë me përplasje elektorale sepse edhe nëse keni marrë ofertë, dine që janë të rrejshme ato”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Bajrami. Ajo ka kërkuar nga Sherifi të mos e manipulojë opinionin.

Projektligji iu është kthyer komisionit. Ndërsa, nuk ka kaluar as projektligji për miniera dhe minerale, për shkak të mungesës së kuorumit.

Përndryshe, me kërkesë të deputetes Ganimete Musliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për Betejën e Likoshanit dhe Qirezit./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj,…