Ambasada e ShBA-së tregon për qëllimin e vizitës se dy zyrtarëve të lartë në Kosovë

28 shkurt 2019 | 18:23

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka treguar për takimet që dy zyrtarët e lartë amerikanë kanë zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd.

Përmes një deklarate për medie, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka vlerësuar se mysafirët kanë ardhur për të përforcuar porosinë e presidentit Donald Trump “për të zënë këtë moment unik… dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.

Sipas kësaj deklarate, të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese.

Deklarata e plotë e ambasadës amerikane:

Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan dje me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë. Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”. Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese. Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mentor Zhdrella nuk e konsideron skuadrën e Llapit jashtë garës…