Pacolli takohet me ministrin e Jashtëm të EBA-s

01 mars 2019 | 11:58

Sot ka filluar punimet sesioni i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, dhe sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, në punimet e këttij sesioni po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Gjatë punimeve të këtij sesionit do të takojë homologët nga kontinente të ndryshme ku do të lobojë fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përkrahjes për njohje dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se sot ka takuar ministrat e Jashtëm, atë të EBA-s, Rumanisë, Somalisë, Afganistanit, Libisë.

“Do të takoj edhe delegacione të tjera. Falënderoj të gjitha këto vende për përkrahjen që e kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ka nisur Samiti i dytë…