Në Kirurgji Torakale një profesor i huaj po aplikon një metodë të re të operacioneve

01 mars 2019 | 14:02

Në Qendrën Klinike Universitare po qëndron prof. dr. Diego Gonzalez Rivas, i cili po aplikon metodën më të re të operimeve me një portë, një ndërhyrje në kraharor te resekcionet pulmonare për sëmundjet kirurgjike të mushkërive.

Ai po viziton Kosovën, si pjesë e një turi disaditorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në kuadër të programit të avancuar Uniportal Port, bashkë me ekipin mjekësor nga Klinika e Kirurgjisë Torokale, do të kryejnë tri operime.

Duke folur për metodën e operimit Wats Uniportal, Rivas ka pohuar se kjo ndërhyrje kirurgjike shoqërohet me pak dhimbje dhe pacienti kurohet shumë shpejt. “Ne do të bëjmë një operim me një vrimë të vogël, meterokoskop, do të bëjmë një lob të poshtëm të majtë dhe një lob lart në të djathtë, i cili shkakton shumë pak gjakderdhje, shumë pak dhimbje dhe pacienti shumë shpejt shërohet e lirohet në shtëpi”, ka thënë Rivas.

Aplikimi i kësaj metode ka për synim që ta ngritë standardin profesional të punës në klinikat e QKUK-së, respektivisht që kirurgët e Kirurgjisë Torokale të zotërojnë procedurat më moderne të trajtimit të sëmundjeve kirurgjike.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torokale, Saudin Maliqi, ka theksuar se ardhja e Rivas në Kosovë është historike për Qendrën Klinike Universitare.

“Ardhja e tyre është moment historik për ne, është një ndodhi shumë e madhe. Ardhja e këtij ekipi është e aranzhuar dhe ne kemi aplikuar para një viti. Kemi bërë shumë përpjekje për ta sjell atë në Kosovë”, ka deklaruar Maliqi.

Rivas mbajti një ligjëratë të enjten në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, ku ishin të lidhura edhe qendrat rajonale si: Shkupi dhe Tirana.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në…