Presidenti Meta viziton Piramidat e Gizës

02 mars 2019 | 09:23

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Piramidat e Gizës.

Meta ka thënë se në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.

“Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit. Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka mposhtur Ponte Prizrenin për të kaluar në finale…