“Epoka e re” e pagabueshme në Media Ligë

02 mars 2019 | 12:11

Ekipi i gazetës “Epoka e re” e ka mposhtur “InfoKosova & PrishtinaPost” me rezultat 5-4, në ndeshjen e javës së 16-të.

Në ndeshjen e parë të kampionatit këto dy ekipe kishin luajtur baras me rezultat 6-6, por kësaj radhe ekipi lider i Media Ligës pati paraqitje më të mirë dhe arriti fitore. Në ndeshjet tjera spikat edhe fitorja e “Media Works” ndaj “Telegrafi”-it, me rezultat 6-2.

Në xhiron e ardhshme nga ora 17:00 zhvillohet derbi në mes “Epokës së re” dhe “Media Works”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Liverpooli ka më shumë presion se te Manchester City…