![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/E38A9A79-868C-414C-8D00-B8B9D44EADA4.jpeg)
Hoxhaj: Kudo në Evropë është kuptuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për vizat
02 mars 2019
| 14:15
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister.
Hoxhaj ka falendëruar këtë delegacion për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës gjatë mandatit të tyre veçmas në procesin e liberalizimit të vizave.
“Tani kudo në Evropë është kuptuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Bashkëbiseduam edhe për dialogun dhe pritjet në Bruksel e Washington që kjo çështje të mbyllet këtë vit”, ka thënë Hoxhaj.