Dardan Gashi nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

02 mars 2019 | 16:54

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashin me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”.

Presidenti Meta këtë urdhër e ka ndarë me rastin e solemnitetit në 575-vjetorin e Kuvendit të Lezhës, po në këtë qytet në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar për diasporën shqiptare në ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar.

Në prani të kryetarit të Komunës së Lezhës, dhe personaliteteve të shquara të Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës, Gashi ka falënderuar presidentin Meta për dekoratën e ndarë, duke theksuar se kjo dekoratë nuk është për të si person, po për të gjithë ata që luftuan në arritjen e qëllimit përfundimtar, pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot në Lezhë…