Fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite në basketboll

03 mars 2019 | 14:10

Z Mobile Prishtina ka dominuar basketbollin kosovar sa i përket trofeve të Kupës së Kosovës të fituar ndër vite.

Bardhekaltrit 13 herë e kanë fituar këtë trofe prej vitit 1991 e deri më 2018, derisa finalisti tjetër Rahoveci për herë të parë në histori të basketbollit kosovar që nga paslufta ka arritur të renditet në finale e madhe.

Të dielën në Rahovec, Z Mobile Prishtina në finale do të takohet me nikoqirin, Rahovecin me fillim nga ora 17:00. Z Mobile Prishtina në gjysmëfinale e ka eliminuar Golden Eagle Yllin, kurse Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Ponte Prizreni.

Fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite:

1991/92 Vëllaznimi
1992/93 Trepça
1993/94 Peja
1994/95 Peja
1995/96 Vëllaznimi
1996/97 Peja
1997/98 – garat janë ndërprerë
1999/2000 Trepça
2000/01 Bashkimi
2001/02 Prishtina
2002/03 MEB Prishtina
2003/04 Trepça
2004/05 Sigal Prishtina
2005/06 Sigal Prishtina
2006/07 Sigal Prishtina
2007/08 Sigal Prishtina
2008/09 Sigal Prishtina
2009/10 Sigal Prishtina
2010/11 Peja
2011/12 Trepça
2012/13 Sigal Prishtina
2013/14 Sigal Prishtina
2014/15 Peja
2015/16 Sigal Prishtina
2016/17 Sigal Prishtina
2017/18 Sigal Prishtina
2018/19 ?

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Skenderaj ka…