Çobi: Fitorja në Tuz erdhi në momentin që spektri politik shqiptar është bërë bashkë

03 mars 2019 | 20:46

Zëvendës Presidenti i partisë Alternativa Shqiptare, Artan Çobi, ka deklaruar se fitorja në Tuz ka ardhur në momentin që spektri politik shqiptarë është bërë bashkë.

“Ne si shqiptarë kemi qenë dhe ishim si objekt i kritikës një kohë të gjatë dhe tani ka ardhë koha që të tregojmë një shembull të mirë. Fitorja në Tuz nuk do të jetë sot, ajo  ka ardhur në momentin që spektri politik shqiptarë është bërë bashkë. Faleminderit Kosovës, Shqipërisë dhe Diasporës anë e mbanë, e gëzofshim fitoren në Komunën më të re në Mal të Zi”, tha ai për “KlanKosova”.

65% e popullsisë kanë dalë deri më tani në votime të cilat në disa vende po qëndrojnë akoma të hapura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ishte i ftuari i kësaj…